0Ish Kreut të Shërbimit të Zbulimit polak Zbigniew Siemiontkowski iu paraqit akuza në lidhje me organizimin në territorin e vendit të burgut ilegal të CIA-s. Një padi e ngjashme u ngrit edhe kundër ish Kryeministrit polak Leszek Miller. Në vendet e tjera të BE-së kjo çështje është injoruar në mënyrë të paskrupullt.

Dëshmitë faktike, të cilat diskreditojnë luftëtarët evropinë për drejtësi, fshihen me kujdes të madh nga publiku masiv, thotë ekspertja e Qendrës së Koniunkturës Politike të Rusisë Eugjenia Vojko:

- Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian e pozicionojnë veten si politikanë, të cilët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj problemit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Si rregull, kjo është pikërisht ajo gjë që kërkohet prej tyre nga shtetet e tjera. Prandaj për BE-në do të ishte humbje reputacioni, nxirje imazhi bërja publike e informacionit mbi burgjet sekrete të CIA-s. Për më tepër me marrjen parasysh të atij fakti, se aktualisht Evropa po përjeton kohët e veta jo më të mira.

Në fakt, për Evropën do të jetë e pashmangshme përballja me vetë këtë problem, ajo nuk do të mund ta anashkalojë dot atë. Dëshmitë mbi ekzistencën e burgjeve sekrete të CIA-s në Evropë, në të cilat mbaheshin në mënyrë të paligjshme, ndërsa jo rrallëherë dhe janë torturuar të dyshuarit për përfshirje në veprimtari terroriste, janë bërë publike që prej kohësh. Ekzistëncën e tyre që në shtator të vitit 2006 e pat konfirmuar vetë Presidenti i SHBA George W. Bush. Tani të prekshme, të disponueshme për publikun e gjerë janë bërë adresa konkrete, në veçanti, në Lituani, Rumani dhe Poloni. Dihen madje dhe aeroportet në Finlandë, Danimarkë, Norvegji, të cilët janë përfshirë në programin e transportimit të të burgosurve të CIA-s. Vetëm se në Lituani shqyrtimi i çështjes u ndal në nivelin e hetimit para-gjyqësor, kurse skandinavët as që denjuan bile ta fillojnë atë. Dhe vetëm Polonia jo vetëm që i pranoi lidhjet e veta me CIA-n, por dhe gjeti fajtorët konkretë, përgjegjës për mbajtjen në mënyrë të paligjshme në territorin polak të njerëzve të dyshuar dhe përdorimin ndaj tyre të ndëshkimeve trupore (torturave).

Hetimi i çështjes në fjalë në Poloni po vazhdon që nga viti 2008, sepse nguron si shumë zbulimi për të dhënë informacionin përkatës. Prandaj nuk mund të shpresohet për një përfundim të shpejtë të këtij procesi. Por Varshava nuk do ta lërë megjithatë pa e çuar deri në fund punën me këtë hetim, mendon Drejtori i përgjithshëm i Qendrës ruse të Informacionit Politik Aleksei Muhin:

- Sigurisht që do të ngrihen çështje penale, sepse polakët kanë nevojë për ta çuar deri në fund punën e filluar. Përndryshe nuk do të ketë kurrfarë kuptimi kjo iniciativë. Por, me sa duket nga të gjitha, nuk ka gjasa që këto procese gjyqësore të shërbejnë si precedent për vendet e tjera.

0Çështjet e imazhit vetiak dolën shumë më të rëndësishme për Evropën se sa vlerat demokratike, përfundon eksperti rus.

Natalia Kovalenko