Në Nju Jork filluan seancat dëgjimore në lidhje me padinë civile të ngritur kundër ish Kreut të FMN-së Dominique Strauss-Kahn. Padia u paraqit nga pastruesja e hotelit në Nju Jork Nafissatou Diallo, e cila e ka akuzuar Dominique Strauss-Kahn për një përpjekje për përdhunim.

0As Strauss-Kahn, as paditësja nuk u paraqitën në seancat dëgjimore. Avokatët e ish Kreut të FMN-së Dominique Strauss-Kahn këmbëngulin në marrjen parasysh të faktit, se klienti i tyre në kohën e ngjarjeve të përshkruara gëzonte imunitet diplomatik, që i siguron atij mbrojtjen nga paditë civile.