Vetëm në Rrugën e Qumështit mund të ketë dhjetëra mijëra planete shkëmbore, temperatura në të cilët u lejon ekzistencën organizmave të gjalla, mendojnë astronomët e Institutit të Planetologjisë dhe Astrofizikës të Grenoble (Institut de Planétologie et d’Astophysique de Grenoble).

Ekipi i shkencëtarëve u morr me studimin e yjeve të vegjël dhe relativisht të ftohtë, të cilët ndeshen shumë shpesh në Galaktikën tonë - të ashtuquajturët xhuxhë të kuq.

0Hulumtuesit zbuluan se rreth 40% e yjeve të tilla në zonën e përshtatshme për jetesë rrotullohen planete të ngjashme për nga struktura e tyre me Tokën. Duke patur parasysh faktin, se në Rrugën e Qumështit numërohen rreth 160 miliardë xhuxhë të kuq, i bie që numri i planeteve të banueshëm të jetë shumë i madh.