Shefi i Departamentit të Sigurisë Kompjuterike të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) Sawn Henry i bëri një vlerësim mjaft të zymtë përpjekjeve të autoriteteve amerikane për t’iu kundërvënë hakerëve, të cilët vjedhin të dhënat nga rrjetet korporative, shkruan botimi “The Wall Street Journal”.

0“Ne nuk po fitojmë “, - deklaroi Kreu i policisë kibernetike të SHBA. Sipas fjalëve të tij, është krejtësisht e pamundur të luftohet kundër hakerëve, sepse kriminelët komjuterikë janë shumë të talentuar, ndërsa mjetet e mbrojtjes janë tejet të dobëta.