Greva e përgjithshme, e cila do të mbahet më 29 mars në Spanjë, ka çuar në anulimin e më shumë se 600 udhëtimeve me trena dhe 488 fluturimeve.

Greva e përgjithshme do të zhvillohet me thirrjen e sindikatave kryesore të Spanjës - Bashkimit të Përgjithshëm të Punëtorëve (Unión General de Trabajadores, UGT) dhe Komisioneve Punëtore (Confederación Sindical de Comisiones Obreras, CCOO) kundër reformës së punës dhe shkurtimit të programeve sociale, të miratuara nga qeveria e re e Mariano Rajoy.