Ministrat e jashtëm të Lidhjes së Shteteve Arabe po mblidhen në kryeqytetin e Irakut në prag të samitit të organizatës.

Një nga temat kryesore të tij do të bëhet kërkimi i rrugëdaljes nga kriza e tejzgjatur siriane. Planifikohet gjithashtu diskutimi i procesit të pajtimit të brendshëm në Jemen dhe konfliktit palestinezo-izraelit.

0Në Bagdad po ndërmerren masa të papara sigurie. Autoritetet kanë dërguar në këtë qytet mijëra ushtarë dhe policë, hapësira ajrore mbi Bagdad është mbyllur.