Talebanët e Afganistanit hapën faqen e tyre në Internet “Zëri i Xhihadit”, website në të cilin çdokush mund të bëjë pyetjen që i intereson dhe të marrë një përgjigje që reflekton pikëpamjet e mbështetësve të kësaj lëvizjeje. Site shërben si burim zyrtar i “Emiratit Islamik të Afganistanit” - kështu e quajnë talebanët vendin e tyre.

0Lançimi i këtij shërbimi dëshmon për ndryshimin e pozitës së talebanëve, lëvizjes ultrakonservatore radikale islamike, ndaj teknologjive të avancuara të informacionit, shumica e të cilave u ndaluan kur talebanët ishin në pushtet.