Në Shtetet e Bashkuara të martën bëri një ulje të detyruar emergjente aeroplani i Kompanisë ajrore JetBlue, piloti i të cilit, me sa duket nga të gjitha, pësoi një krizë të fortë nervore.

Aeroplani po kryente fluturimin sipas itinerarit Nju Jork-Las Vegas. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, piloti doli nga kabina dhe filloi të bënte me nxitin ecejake nëpër sallonin e avionit duke artikuluar fraza pa lidhje logjike në lidhje me kërcënimet nga Iraku dhe Afganistani, mbi bombën e vendosur, gjoja, në bordin e aeroplanit dhe filloi të kërkojë kodin për ndalimin e shpërthimit të saj.

0Disa pasagjerë dhe bashkëpunëtorë të shërbimit të sigurimit u detyruan ta hedhin në tokë atë dhe ta mbajnë të mbërthyer deri në momentin e uljes së aeroplanit në aeroportin më të afërt. Avionin e drejtoi ndërkohë piloti i dytë.