Komisionerja e Lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut Navi Pillay akuzoi autoritetet e Sirisë për qëndrim mospërfillës ndaj jetës së fëmijëve. Komisionerja shprehu shqetësim serioz për fatin e fëmijëve, që ndodhen në paraburgim, të cilët i nënshtrohen torturave dhe mbahen në kushte çnjerëzore.

0Siç supozon Pillay, për Presidentin sirian Bashar Al-Assad do të ishte shumë e lehtë për t’i ndaluar këto krime ndaj të miturve vetëm me dhënien e urdhërit përkatës nga ana e tij. Aktivistja e të drejtave të njeriut i ka parathënë gjithashtu në fjalën e vet Bashar Al-Assadit shpagimin e pashmangshëm dhe të shpejtë.