0Kostumi antiplumb i kompanisë “Kirasa” është krijuar nga fibra sintetike mjaf rezistente në kombinim me profile alumini. Punime analoge po bëhen edhe në vende të tjera, si në Gjermani, Itali, SHBA, Izrael. Specialistët rusë e kanë krijuar, tashmë, kompletin për mbrojtjen luftarake (KML) të “ushtarit të së ardhmes”, duke aplikuar teknologjitë e përparuara dhe materiale të reja. Fjala është për KML-në me emërtesë “Permjaçka” nga kompania “Kirasa”. Ky komplet është në porosi blerje nga Ministria e Mbrojtjes që prej vitit 2002, porse në sasi jo të mëdha, vëren Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Kirasa” Vladimir Kormushin:

-Thelbi i këtij kompleti mbrojtës përblidhet në faktin, se 90% e trupit të njeriut është e mbrojtur nga dëmtimi prej ciflave të minave, granatave dhe nga të tjerë elementë asgjësues. Veç kësaj, ai të mbron për jo më pak se 15 sekonda nga flakëhedhësit. Kostumi është krijuar mbi bazën e një materiali unikal prej fibrash sintetike, i cili quhet rusar.

Ky material shfrytëzohet në industrinë atomike dhe në ndërtimin e  raketave. Unikaliteti i tij konsiston në faktin se ai është 10 herë më i lehtë dhe më rezistent se çeliku. Përpos kombinezonit, në përbërjen e “Ratnjikut” hyjnë afër 20 elementë, përfshirë një helmetë speciale me shumë shtresa dhe jelek antiplumb me lastra blindi qeramike, të afta të pengojnë depërtimin e plumbit. Kostumi i ri blindazh bllokon rrezatimin me rreze ultraviolet dhe me ato infra të kuqe. Kjo gjë e bën luftëtarin të padukshëm ndaj shënjestrimeve të snajpërve me pajisje të teknologjisë TS, me rreze infra të kuqe. Pajimet mendohet të jenë të lehta; pesha e përgjithshme e variantit standart, përbërë nga kombinezoni dhe jeleku antiplumb i kategorisë së pestë të mbrojtjes, është afër 10 kg; ndërsa pesha maksimum - me jelek të kategorisë së gjashtë të mbrojtjes - është afër 20 kg.

Oleg Nehaj