Në Mali ushtarakët, të cilët me anë të grushtit të shtetit rrëmbyen pushtetin në vend, deklaruan mbi miratimin e Kushtetutës së re menjëherë pasi Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) pezulloi anëtarësimin e vendit në të.

Në një deklaratë bërë në televizion ushtarakët kanë premtuar garantimin e lirisë së fjalës dhe lëvizjes së lirë të gjithë qytetarëve të vendit, por nuk thanë asnjë fjalë për mundësinë e rikthimit të qeverisë së mëparshme, siç u kërkua kjo nga vendet fqinje të Mali.

0Pak më parë, gjatë zhvillimit të samitit emergjent, ECOWAS njoftoi mbi disponueshmërinë e grupimit të trupave rajonale që ndodhen në gjendje gatishmërie. Komuniteti paralajmëroi gjithashtu Mali për mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja dhe madje intervencionin ushtarak në qoftë se rekomandimet e tij do të injorohen.