0“Mbështetja e sigurisë së Izraelit është një nga prioritetet kyçe të Presidentit Barack Obama dhe Shefit të Pentagonit Leon Panetta. Shtetet e Bashkuara kanë caktuar tashmë 205 milionë dollarë për të ruajtur aftësinë luftarake të sistemit izraelit të mbrojtjes antiraket “Kupola e Hekurt”. Pentagoni ka ndërmend t’i kërkojë Kongresit që të ndajë fonde të mjaftueshme për forcimin e sistemit të mbrojtjes antiraket si dhe për prokurimin, në përputhje me kërkesat dhe rekomandimet izraelite”, - njofton Pentagoni në press release e vet.