Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad ndërpreu udhëtimin e tij në qytetin Homs pas asaj kur kortezhi i tij ra nën zjarr, njoftoi kanali televiziv “Al Arabiya”. Sipas të dhënave të këtij kanalit, militantët hapën një zjarr të fuqishëm mbi kortezhin e Presidentit sirian.   

0Mediat siriane nuk kanë dhënë asnjë lajm në lidhje me këtë ngjarje. Televizioni tregoi në regjistrim takimet e Presidentit me guvernatorin dhe publikun si dhe udhëtimin e tij në lagjen e shkatërruar Baba Amro, e cila ishte bastioni kryesor i  rebelëve.