Në centralin bërthamor japonez “Fukushima-1” ndodhi një rrjedhje e re uji radioaktiv. Për këtë njoftoi kompania operatore e centralit.

0120 tonë ujë me ndotje të lartë radioaktive rrodhën nga tubi i sistemi të pastrimit të tij për shkak të një çarje që u krijua. Si rezultat 80 litra ujë të ndotur u derdhën në det. Pas kësaj u regjistrua një rritje e theksuar e nivelit të rrezatimit në vendin ku ndodhi rrjedhja. Ai arrin tani deri në 140.000 becquerels për centimetër kub, shifër kjo që është 100 herë më e lartë se ai normal.