0Megjithë detajet moderne të veshjeve, që derdhen pas trupit dhe cohërat e holla, kritikët, madje nga ata më të spikaturit, nuk kanë se ku të kapen: të gjitha modelet u përmbahen traditave myslimane.

Sfilata e shtëpisë çeçene të modës ngjalli interesin, jo vetëm të grave myslimane, por edhe të shumë modelirëve të njohur. Në botën islame moda nuk zë një vend të fundit, shprehet Kryetari i Komitetit Islam të Rusisë, Gejdar Xhemal:

- Meqë ra fjala, në Iran me kohë ekzistojnë butikë elitarë, ku shiten veshje të modës për gratë, që i përgjigjen kanunit të Sheriatit. Islami nuk është i mbërthyer në modele konservatore, që vijnë nga trashëgimia e brezave paraardhës. Modelet e reja mund t’i vijnë për shtat Kanunit të Sheriatit, të cilat modele janë tërheqëse për gratë bashkëkohore myslimane. Sepse, detyra e veshjes myslimane, nuk qëndron në atë, se  gruaja, thjesht, duhet të mbulohet fund e krye, siç kuptohet në mënyrë primitive nga disa qarqe periferike. Por, siç thuhet në Kuran, për të njohur dhe dalluar gruan myslimane nga ajo jo myslimane.

Sot, në botë ka një marrëdhënie të ndryshme ndaj mënyrës së veshjes sipas Sheriatit. Në shumë vende të Europës është e ndaluar të mbash shaminë e kokës në vende publike. E ç’flasim për Europën, në Uzbeksitan madje, s’mund të blesh më shaminë e kokës për gratë myslimane. Ndërkohë, që në një rradhë vendesh arabe, kërkohet të mbulohet koka dhe duart, madje edhe për turistet. Sfilata e shtëpisë çeçene të modës është një veprimtari shumë e rëndësishme, në planin e paqëtimit të kulturave, gjykon studiesja e arteve, anëtarja e Bashkimit të Modelierëve të Rusisë, Alla Shipakina:

- Traditat kombëtare janë të pranishme edhe në kostumet gjermane, edhe në ato franceze, angleze, irlandeze, ruse. E njëjta gjë mund të jetë edhe për kostumet myslimane. Por nëse artisti dizajnues është i mirë, atëherë, ai asnjëherë nuk do shkëputet nga tendecat botërore të modës. Ai kujdeset për traditat e veta kombëtare dhe i skicon e mishëron ato në tendencat e modës që vjen nga jashtë.

Vetë, bashkëshortja e Ramzan Kadirovit deklaroi, se ia kushton koleksionin në fjalë, grave të bukura arabe dhe shprehu urimin, që kjo sfilatë të pasohet nga të tjera. Pritet, që spektaklin tjetër të modës jashtë vendit, “Firdaws” ta demonstrojë në Arabinë Saudite.

Natalia Kovalenko