Koreja e Veriut deklaroi se nuk do të refuzojë planet e veta për lëshimin e satelitit, duke i bërë thirrje në të njëjtën kohë Barack Obama-s për të hequr dorë nga “pikësynimi për konfrontim”.

“Ne nuk do të heqim dorë kurrë nga lëshimi i satelitit për qëllime paqësore, gjë kjo që është e drejtë legjitime e një shteti sovran”, - deklaroi zëdhënësi i MPJ të Koresë së Veriut.

0Më parë Barack Obama paralajmëroi se në qoftë se Pheniani do ta realizojë lëshimin, ai rrezikon përforcimin e izolimit të vet ndërkombëtar, meqenëse pas lëshimit të satelitit mund të fshihet testimi i raketës balistike.