Ekspertët rusë dhe amerikanë do të punojnë në lidhje me aspektet teknike të sistemit të mbrojtjes antiraket të SHBA në Evropë deri në fund të vitit në vazhdim me qëllim që aty nga viti 2013 të arrihet progres në këtë çështje, deklaroi Presidenti amerikan Barack Obama.

0Sipas fjalëve të Obama-s, përparimi në fushën e mbrojtjes antiraket në mes të Rusisë dhe SHBA është i mundur të arrihet në vitin 2013 nëse do të gjejnë zgjidhje çështjet teknike. Obama theksoi se atmosfera aktualisht ekzistuese rreth mbrojtjes antiraket (MAR) nuk i shërben aspak zhvillimit të konsultimeve domethënëse, kuptimplota për këtë çështje.