SHBA planifikojnë të dislokojnë sisteme të mbrojtjes antiraket (MAR), përveç territorit të Evropës, edhe në Lindjen e Mesme dhe Azi. Për këtë deklaroi zëdhënësi i Pentagonit. Vendosja e MAR do të realizohet në bashkëpunim me Australinë, Korenë e Jugut dhe Japoninë. Shtetet e Bashkuara kanë ndërmend gjithashtu të përsosin ndërveprimin operacional dhe shkëmbimin e informacionit me vendet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të shteteve arabe të Gjirit Persik.

0Dislokimi i elementeve të reja të sistemit të mbrojtjes antiraket në Lindjen e Mesme dhe në Azi drejtohet kundër Iranit dhe Koresë së Veriut dhe ka për qëllim mbrojtjen SHBA në rastin e zotërimit nga Irani dhe Pheniani të raketave balistike me rreze të largët veprimi.