Sekretari i Përgjthshëm i Kabinetit të Ministrave të Japonisë Osamu Fujimura deklaroi, se këtë javë do të mbahet mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilën do të diskutohet situata e krijuar aktualisht në Gadishullin Korean.

Ministri i Mbrojtjes i Japonisë Naoki Tanaka urdhëroi vënien e forcave të armatosura të vendit në gatishmëri të lartë luftarake. U morr gjithashtu vendimi përfundimtar për dislokimin e komplekseve suplementare të mbrojtjes antiraket në vend.

0Këto masa po ndërmerren në lidhje me lëshimin e pritshëm të raketëmbajtëses së Koresë së Veriut, karakterin paqësor të së cilës Japonia e vë fort në dyshim, duke parë në të një rrezik kërcënues real.