Biologët e Stanford University kanë zbuluar një proteinë, e cila i bën qelizat e kancerit të pacënueshme nga ana e sistemit imunitar, dhe kanë gjetur mënyrën për ta bllokuar atë, gjë kjo që çoi në asgjësimin e qelizave të kancerit të njeriut të inkorporuara në trupin e miut, thuhet në një artikull të revistës Proceedings of the National Academy of Sciences.

0Shkencëtarët besojnë se metodologjia e tyre tashmë është e gatshme për t’u aplikuar në hulumtimet klinike tek vullnetarët me tumore kanceroze.