Në më shumë se 50 qytete braziliane është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të thatësirës së paparë që po mban në shtetin verilindor brazilian Piauí.

0Shteti në fjalë po përjeton një nga thatësirat më të rënda në dhjetë vitet e fundit. Që nga shtatori i vitit 2011 në rajon kanë rënë vetëm 124 mm reshje ndërkohë që norma rezulton 300-400 mm. Si rezultat, tashmë prej saj po vuajnë më shumë se 500 mijë banorë.