Ekspozita e 17-të ndërkombëtare e teknikës ushtarake dhe aerokozmike FIDAE 2012 do të mbahet nga 27 marsi deri më 1 prill në Santiago. Organizatore e saj është Ministria e Mbrojtjes e Kilit. Më shumë se 400 kompani nga 26 shtete planifikojnë pjesëmarrjen e vet në këtë ekspozitë.

0Kompanitë ruse do të paraqesin informacionin e hollësishëm mbi modelet më moderne të teknikës ushtarake, të tilla si gjuajtësi super i manovrueshëm multifunksional i gjeneratës “4++” Su-35, gjuajtësi multifunksional Su-30MK2, aeroplani luftarak i trajnimit Jak (Yak)-130, helikopterët luftarakë të transportit për ushtrinë Mi-24 dhe Mi-35, helikopterët luftarakë Mi28-NE dhe Ka-50, helikopteri sulmues i zbulimit Ka-52.