Një fragment bisede i pa destinuar për “veshët” e mediave midis Presidentit amerikan dhe Presidentit rus në Seul u duk në faqet e botimeve të ndryshme. Barack Obama dhe Dimitri Medvediev vazhduan bisedën e tyrepa qenë në dijeni se mikrofoni ishte i hapur që para fillimit të konferencës për shtyp.

0Supozohet që Obama i ka thënë Medvedievit se pas zgjedhjeve do të ketë më shumë mundësi për bashkëpunim me Rusinë në çështjen që ka të bëjë me mbrojtjen antiraket në Evropë. Në lidhje me këtë deklaratë të supozuar të Presidentit amerikan nga ana e republikanëve po shprehen kritika të ashpra dhe madje akuza për tradhti të interesave kombëtare në adresë të tij.