Ministria e Jashtme izraelite ka vendosur të presë të gjitha kontaktet me Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së (The United Nations Human Rights Council, UNHRC) në lidhje me krijimin e komisionit për hetimin e ndikimit të vendbanimeve hebraike në respektimin e të drejtave të palestinezëve. Autoritetet e Izraelit do të përpiqen të arrijnë ndjekjen e shembullit të tij nga vendet e tjera, njoftoi në intervistën e vet dhënë gazetës lokale “The Jerusalem Post” një burim i lartë diplomatik. Në të njëjtën kohë ai shtoi se kjo do të jetë tejet e vështirë.

0Që nga ky moment përfaqësuesi izraelit nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e UNHRC në Gjenevë, nuk do t’i përgjigjet telefonatave të përfaqësuesve të Këshillit si dhe nuk do të bashkëpunojë me ta.