Në Dubai u zhvillua demonstrimi i koleksionit të veshjeve për femrat myslimane “Lady e Çeçenisë” nga Shtëpia e Modës Firdaws, e themeluar nga bashkëshortja e Presidentit të Republikës Çeçene Ramzan Kadirov - Medni Kadirova, njofton Agjencia France-Presse. Ky prezantim ishte i pari për Firdaws jashtë kufijve të Çeçenisë. Autorët e koleksionit janë modelierë çeçenë.

Tani për tani veshjet e Shtëpisë së Modës Firdaws mund të blihen vetëm në Grozni (kryeqyteti i Çeçenisë), por ajo planifikon në të ardhmen të hapë dyqanet e veta edhe në vende të tjera, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe.

0Në vitin 2011 Shtëpia e Modës Firdaws u nderua me çmimin Grand Price të konkursit ndërkombëtar të disigners “Modelieri i Vitit”.