Skuadra e shtatë e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë neutralizoi më shumë se 80 municione në Serbi, njoftuan në Departamentin e Informacionit të Ministrisë.

Specialistët rusë po merren tashmë që prej disa vitesh me çminimin e territorit të këtij vendi, ku rrezikun kryesor e përbëjnë predhat, minat dhe bombat thërrmuese. Kryesisht këto janë municionet e NATO-s, të cilat u përdorën nga Aleanca gjatë agresionit kundër Jugosllavisë në vitin 1999.

0Që nga 14 marsi njësia e përbërë nga 28 xhenierë po punon në pikën e banuar serbe Grza, e cila ndodhet 170 kilometra nga Beogradi. Që nga fillimi i punimeve xheniere grupi i specialistëve rusë ka kontrolluar një territor prej rreth 30 mijë kilometra katrore.