Pak orë më parë Kryetarja e KQZ-së Bella Plieva njoftoi, se pas përpunimit të gati 40% të fletëvotimeve në turin e dytë të zgjedhjeve dolën ish Kreu i KGB-së të Osetisë së Jugut Leonid Tibillov dhe Komisioneri për të Drejtat e Njeriut David Sanakojev. Ata kanë marrë respektivisht 42% dhe 25% të votave të zgjedhësve.

Për Ambasadorin e Osetisë së Jugut në Rusi Dimitri Medojev dhe Liderin e Partisë Komuniste të republikës dhanë votat e veta përkatësisht 24% dhe rreth 6% e votuesve.

0Vëzhguesit ndërkombëtarë i bënë një vlerësim pozitiv organizimit të zgjedhjeve të përsëritura presidenciale. Sipas të dhënave të tyre, shkelje vërtetë ka pasur, por ato nuk mund të ndikojnë në rezultatet përfundimtare të votimit.