Sateliti i komunikacionit Intelsat-22, i cili u lëshua të dielën nga kozmodromi Bajkonur me ndihmën e raketëmbajtëses ruse “Proton-M”, doli në orbitën e  llogaritur, njoftoi përfaqësuesi i Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë “Roskozmos”.

0Aparati kozmik Intelsat-22 me peshë 6.4 ton u konstruktua nga kompania Boeing Space and Intelligence Systems me porosinë e operatorit ndërkombëtar të komunikimit satelitor Intelsat Corp. Sateliti do të përdoret për të siguruar komunikimin për përdoruesit e Afrikës, Azisë Juglindore, Lindjes së Mesme me mundësinë e vendosjes së ndërlidhjes me Evropën.