Dimitri Medvediev në kuadër të samitit për sigurinë bërthamore në Seul zhvilloi një takim me homologun e tij amerikan Barack Obama. Tema kryesore të diskutimit ishin problematika e mbrojtjes antiraket (MAR), situata në Siri dhe çështjet e bashkëveprimit dypalësh.

0Rusia dhe SHBA mbesin në të njëjtat pozita përkatësisht dislokimit të mbrojtjes antiraket, por ka ende kohë për të negociuar, deklaroi Dimitri Medvediev pas përfundimit të takimit. “Ne folëm në lidhje me faktin, se koha nuk ka shkuar kot. U morrëm vesh që në momentet aktuale punën ta vazhdojnë ekspertët specialë teknikë. Në çdo rast, natyrisht, ne mbetemi në pozitat e tona përkatëse, por dialogu mbi këtë temë jo vetëm që është i mundur, por edhe i domosdoshëm. Ne kemi ende kohë për të arritur në marrëveshje dhe për të gjetur një rrugëzgjidhje të balancuar, duke patur parasysh përvojën e mirë që kemi fituar ne me Obama-n gjatë kohës së përgatitjes së Traktatit mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive”, - tha Dimitri Medvediev.