Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev ka kritikuar qëndrimin e NATO-s ndaj çështjes që ka të bëjë me krijimin e mbrojtjes evropiane antiraket.

Duke folur të premten në Moskë, në konferencën “Komuniteti Euroatlantik i sigurisë: mit apo realitet”, ai tha se Rusisë deri tani askush nuk ka marrë mundimin t’i shpjegojë se përse ajo duhet të besojë verbalisht se sistemi i mbrojtjes evropiane antiraket nuk drejtohet kundër saj.

Në të njëjtën kohë ai vuri në dukje se Rusia dhe NATO duhet të heqin qafe, të eliminojnë mosbesimin e ndërsjelltë dhe gjithçka tjetër që pengon partneritetin e tyre vlerëplotë.

0“Erdhi koha që të afrojmë pozitat dhe të miratojmë vendime të përbashkëta që synojnë krijimin e një rendi më të qëndrueshëm e më të drejtë botëror”, - tha Presidenti rus.