Sistemet disponuese më moderne të armatimeve i lejojnë Rusisë të ndihet plotësisht e sigurt, madje edhe nëse sistemi amerikan i mbrojtjes antiraket do të vendoset në Evropë. Për këtë deklaroi sot Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Rusisë Dimitri Rogozin.

0“Sistemet që po zhvillohen aktualisht për komplekset raketore moderne ruse lejojnë të kapërcehet në mënyrë të garantuar çdo sistem ekzistues apo i ardhshëm i mbrojtjes antiraket”, - tha Zëvendëskryeministri Dimitri Rogozin.