Anija e tretë kozmike evropiane e mallrave “Edoardo Amaldi” u lëshua të premten nga kozmodromi Kourou në Guinea Franceze për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN apo ISS).

Ankorimi i anijes së mallrave me Stacionin është planifikuar për datën 29 mars. Aparati do të çojë në SKN karburant, ujë të pijshëm, oksigjen, produkte ushqimore dhe mallra të tjera të nevojshme.

0Ndoshta komponenti më i çmuar i mallrave është blloku i pompimit të lëndës së lëngshme, pjesa më e rëndësishme e sistemit të riciklimit të urinës në ujë të pijshëm. Tani në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar ndodhet vetëm një bllok i tillë. Në rastin e disfunksionimit të tij astronautët dhe kozmonautët do të jenë të siguruar për njëfarë kohe me ujë, por shfrytëzimi i SKN në kapacitet të plotë do të ishte i pamundur.