Në Lisbonë demonstrata e drejtuar kundër masave të qeverisë për reduktimin e financimit të sferës buxhetore çoi të enjten në përleshje me policinë. Gjatë trazirave u plagosën disa persona, duke përfshirë dhe një polic, disa demonstrues u arrestuan.

0Gjithsej në kuadër të grevës mbarëkombëtare në Portugali u organizuan më shumë se 30 demonstrata në të gjithë vendin. Shumica e tyre kaluan në mënyrë paqësore.