0Kreu i shtetit përsëri u bëri thirrje partnerëve të NATO-s për të paraqitur garanci juridike sa i përket mbrojtjes antiraketë (MAR), sikurse paralajmëroi se shkelja e normave ndërkombëtare do të çojë në anarki.

Rusia ka për synim ndërtimin e paqes, ku të gjithë do ta ndjenin veten komfort dhe njëlloj të mbrojtur. Por garantimi i sigurisë nuk vjen vetvetiu. Kjo detyrë kërkon punë dhe vetëmohim nga të gjitha shtetet, theksoi Medvediev:

- Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Kemi shumë probleme të përbashkëta. Përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, katastrofat natyrore dhe ato teknogjene, jostabiliteti ekonomiko-financiar, terrorizmi ndërkombëtar, krimi dhe narkotrafiku i organizuar kërkojnë gjithnjë e më shumë unitetin tonë. Pa dyshim, që këto kërcënime kanë ekzistuar edhe më parë, por në epokën e globalizimit ato po dalin shumë e më shumë në pah dhe po shfaqin më shumë rrezik.

Medvediev bëri thirrje për të forcuar besimin midis shteteve. Është koha për t’u shkëputur nga hijet e së kaluarës, të cilat po pengojnë partneritetin vlerëplotë, nënvizoi Presidenti. Ai, gjithashtu, ushqeu shpresën, se Rusia dhe NATO do të mund të merren vesh për çështjet e mbrojtjes antiraket. “Jemi gati për partneritet, jemi dakort të shkëmbejmë informacion të karakterit ushtarak, por vetëm me kusht, pasi të merren garanci fuqiplota. Kjo duhet të fiksohet në dokument dhe jo në biseda miqësore rreth filxhanit të çajit apo gotës me verë”, deklaroi Medvediev:

- Për ne është parimisht e rëndësishme që të jepen garanci të sigurta, që operojnë mbi kritere ushtarako-teknike dhe gjeografike, se instalimi i sistemit MAR nuk orientohet në drejtim të forcave ruse të frenimit bërthamor. Këto forca dhe vetë sistemi duhet të jenë në përputhshmëri me qëllimet e deklaruara, për të kundërvepruar ndaj kërcënimeve me raketa, të cilat mund të vinin nga jashtë kufijve të Europës. Nënvizoj, nga jashtë kufijve të Europës. Mua akoma s’më ka shpjeguar ndokush, se përse ne duhet të besojmë, që sistemi europian MAR nuk drejtohet kundër nesh? Përkundrazi, gjithë kohës na thonë: “Kjo është pikërisht në favorin tuaj, përfitoni nga ky sistem”. E si u përfituaka? Kjo është prishje e paritetit strategjik në një situatë a tjetër.

Mbi atë, se për çështjet e MAR-it duhet rënë në marrëveshje, Dimitri Medvediev, nuk shpreh asnjë dyshim. Për më tepër që ka shembuj mjaft të suksesshëm të këtij bashkëveprimi, përfshirë përmbylljen e Traktatit të ri ruso-amerikan mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive(ASO), në bazën e të cilit qëndrojnë parimet e të drejtës së barabartë, të paritetit, të sigurisë njëlloj dhe të pandarë ndërmjet palëve.

Svetllana Kallmikova