0E para nga vendet e BRIKS me nismën për të krijuar Bankën vetiake për Zhvillim të kësaj organizate doli India - propozimi i saj u bë në takimin e ministrave të financave dhe krerëve të bankave qendrore të BRICS në Meksikë. Partnerët e përkrahën idenë e saj, duke shtuar se është i domosdoshëm studimi dhe përpunimi i detajuar i saj. Banka e re është një hap mjaft logjik dhe i bërë në kohën e duhur, i cili do t’i lejojë formatit të BRICS të marrë konture të qarta institucionale, thotë Drejtori i Qendrës për Studime Politike të Institutit rus të Ekonomisë Boris Shmelov:

- Rritja e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik në kuadër të BRICS ka nevojë për shoqërim bankar. Në këto kushte krijimi i një banke qendrore është plotësisht i justifikuar. Kjo do të thjeshtojë procedurën e pagesave në tregtinë e ndërsjelltë, do t’i bëjë marrëdhëniet ekonomike më efektive.

Vendet e BRICS po realizojnë edhe një projekt tjetër të madh. Ato po fillojnë të hyjnë bashkarisht në tregjet globale të aksioneve. Për këtë vitin e kaluar në mbledhjen e përgjithshme të Federatës Botërore të Bursave (WFE) ranë dakort 7 platforma tregtare të “Pesëshes”. Qëllimi i tyre është të sigurojnë nga rreziqet kërcënuese njëri-tjetrin dhe të krijojnë produkte të investimeve të përbashkëta. Kjo, nga ana e vet, do të rrisë likuiditetin e vetë tregjeve të vendeve të BRICS dhe do të përmirësojë mirëkuptimin e ndërsjelltë me investitorët nga segmentet e tjera të ekonomisë botërore. Në këtë kontekst krijimi i Bankës së përbashkët për Zhvillim do t’i japë impuls suplementar ekonomive, mendon Kreu i Departamentit të Studimeve Analitike të Grupit të Investimeve “Univer Capital” Dimitri Aleksandrov:

- Krijimi i Bankës së përbashkët për Zhvillim është një ide shumë e mirë. Sepse, si rregull, ajo ka një financim mjaft të lirë, meqenëse është në fakt një strukturë kuazi shtetërore. Për të kriteri kryesor gjatë përzgjedhjes së projektit të investimit nuk është mbulimi i shpenzimeve. Ajo mund t’i shërbejë zhvillimit të bashkëpunimit për nga pikëpamja e krijimit të industrive të reja, produkteve të reja, krijimit të vendeve të reja të punës.

Përveç kësaj, në samitin e BRICS në Nju Delhi (më 28-29 mars) pjesëmarrësit kanë ndërmend të diskutojnë iniciativën e Kinës për rritjen e vëllimeve të kreditimit të ndërsjelltë me juan. Për këtë qëllim Banka kineze për Zhvillim ka përgatitur për nënshkrim me partnerët memorandumin e mirëkuptimit.

0Duam t’ju kujtojmë, se më parë udhëheqësit e vendeve të BRICS kanë rënë dakort për transferimin e pagesave në marrëdhëniet tregtare me njëri-tjetrin në monedhat kombëtare.

Konstantin Garibov