Policia e Madridit hapi çështje penale kundër një grupi krimi të organizuar nga Serbia. Anëtarët e tij dyshohen për vrasje dhe ngrënie të njeriut.

Sipas të dhënave të policisë, një prej anëtarëve të klanit kriminal Zenun u dyshua për vjedhjen e parave të një anëtari tjetër të klanit. Ai u përpoq të fshihet në Spanjë, por u gjet dhe u rrah deri në vdekje. Pas vrasjes kreu i grupit Luke Bozoviç i detyroi pjesëmarrësit e tjerë të vrasjes ta hanë të vrarin. Eshtrat e tij u hodhën në lumin Manzanares në kryeqytetin e Spanjës dhe u zbuluan nga policia në vitin 2009.

0Në momentet aktuale Luke Bozoviç ndodhet në pritje të ekstradimit për në Serbi, por nuk përjashtohet edhe mundësia e daljes së tij në gjyq në Spanjë.