Shkollat braziliane filluan të vendosin në uniformën e nxënësve mikroçipe speciale, me ndihmën e të cilave mund të përcaktohet vendndodhja e fëmijëve. Kjo masë po aplikohet për të luftuar me mosvajtjen e nxënësve në mësim.

0Sipas fjalëve të Kreut të Departamentit të arsimit të qytetit verilindor Vitoria da Conquista, mikroçipe do të mbajnë gjithsej rreth 20.000 nxënës. Që nga viti i ardhshëm fëmijët nga 4-14 vjeç do të përdorin këtë sistem. Prindërit e nxënësve do të marrin mesazhe SMS kur fëmija do të vijë në shkollë si dhe në rast se ai vjen me vonesë.