Presidenti francez Nicolas Sarkozy e konsideron të domosdoshme bërjen anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të Indisë, Gjermanisë, Japonisë si dhe një vendi nga kontinenti Afrikan.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka nevojë për reformim në mënyrë që çdo kontinent të ketë përfaqësuesin e vet në të dhe që miliarda njerëz të mos mbahen në margjinat. Është indinjues fakti që nuk ka asnjë vend të Afrikës në mesin e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, - deklaroi zoti Sarkozy gjatë fjalës së marrë në Strasburg.

“Është tejet indinjuese gjithashtu se Gjermania dhe Japonia, për shkak të ngjarjeve të një të kaluareje 60-vjeçare, nuk janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, - tha Presidenti francez.

0Nicolas Sarkozy nuk ka ndërmend të pajtohet edhe me faktin, se “India, e cila pas 20 vjetësh do të bëhet vendi më i populluar në botë, nuk është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.