Ekspertët mjeko-ligjorë kanë bërë të ditura rezultatet e hetimit të vdekjes së këngëtares Whitney Houston, duke konfirmuar se nuk u gjetën shenja traumash apo dhune në trupin e saj. Sipas ekspertizës zyrtare, ajo u mbyt në vaskë, por vdekjes së saj i shërbyen gjithashtu sëmundja aterosklerotike e zemrës dhe përdorimi i kokainës.

Ekspertiza zbuloi se këngëtarja ishte përdoruese kronike e kokainës. Substancat e tjera, të gjetura në gjakun e saj, përfshijnë marihuanën, qetësues, relaksant muskujsh dhe preparat anti-alergjik.

0Whitney Houston vdiq më 11 shkurt të vitit 2012 në moshën 48 vjeçare.