0Në Mali pjesëmarrësit e grushtit ushtarak të shtetit po shkatërrojnë e po plaçkisin Pallatin presidencial dhe institucionet qeveritare, të cilat i morrën dje nën kontroll. Udhëheqësit e grushtit të shtetit, të cilët formuan Komitetin Kombëtar për rivendosjen e demokracisë dhe ripërtëritjen e shtetit, i dënuan pogromet, por tani për tani nuk janë në gjendje të frenojnë ushtarët që u kanë dalë jashtë kontrollit.