I burgosuri i kolonisë së riedukimit të të dënuarve ordinerëve në veri të Rusi bëri një arratisje të guximshme. Helikopteri që erdhi për ta marrë atë hodhi një shkallë litar dhe e ngjiti në bord të burgosurin 24 vjeçar Aleksei Shestakov, i cili po kryente atje dënimin për vrasje. Helikopteri u gjet më vonë në periferitë e qytetit Vollogda.

0Sipas të dhënave paraprake, helikopteri që nxorri të dënuarin nga kolonia, ishte marrë me qira për fluturim komercial. Duke iu kërcënuar ekuipazhit të helikopterit me pistoletë dy persona të paidentifikuar e detyruan atë të fluturojë drejt kolonisë së riedukimit.