Të paktën 32.000 shtëpi janë dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm që ra në Meksikë, njoftuan autoritetet e vendit. Rreth 30.000 godina banimi u shkatërruan në shtetin Guerrero, 800 prej tyre u shndërruan në gërmadha. Edhe rreth 2000 shtëpi të tjera u dëmtuan në shtetin Oaxaca.

0Siç u njoftua, të martën dhe të mërkurën u regjistruan një sërë tërmetësh, më i forti prej tyre me magnitudë prej 7.9 ballë. Fatmirësisht, si rezultat i fatkeqësisë natyrore, nuk u vra asnjë njeri. 13 veta morën trauma të ndryshme.