Ministri i Brendshëm i Francës Claude Guéant konfirmoi zyrtarisht vdekjen e Mohammed Merah, të dyshuarit në vrasjen e 7 personave. Sipas fjalëve të Ministrit, vrasësi i dyshuar u hodh nga dritarja nën breshërinë e plumbave, kur policët ndërmorrën inkursionin ndaj banesës së tij në Tuluzë.

Kur hynë në apartamentin e tij policët kontrolluan të gjitha dhomat përveç banjës. Ndërsa kur bashkëpunëtorët e ruajtjes së rendit u përpoqën të shikonin se ç’po ndodh atje nëpërmjet një pajisjeje të veçantë vëzhgimi, Mohammed Merah u shfaq atje dhe filloi të qëllojë si i tërbuar. Policia hapi zjarr kundërpërgjigjeje, ndërsa krimineli i dyshuar kërceu nga dritarja me pistoletë në dorë duke vazhduar të qëllonte.

0“Ai u gjet i vdekur në tokë”, - konkludoi Claude Guéant. Gjatë inkursionit u plagosën gjithashtu 3 policë. Rrethimi i godinës së banimit në Tuluzë, ku jetonte Mohammed Merah, zgjati më shumë se 32 orë.