Greva masive të nëpunësve civilë po zhvillohen në territoret e pesë landeve federale në verilindje dhe jugperëndim të vendit. Që nga fillimi i javës në qytete të ndryshme të Gjermanisë në këto greva u përfshinë 138 mijë njerëz.

Gevistët kërkojnë rritjen e pagave me 6.5% apo si minimum me 200 euro si dhe përmirësimin e kushteve të punës. Punëdhënësit në bisedimet me sindikatat propozuan variantin kompromis të rritjes së pagave të punonjësve të sektorit shtetëror me 3.3%.

0Sindikatat, nga ana e vet, u përgjigjën se në qoftë se kërkesat e tyre nuk do të plotësohen në vëllim të plotë, atëhere ato do të organizojnë luftën më të vendosur, të paparë ndonjëherë në dy dekadat e fundit.