Polica pezulloi bisedimet me Mohammed Merah, i dyshuar për vrasjen e fëmijëve në kolegjin hebraik në Tuluzë, dhe kaloi në taktikën e frikësimit të tij. Oficerët e policisë me intervale në disa orë detonojnë në apartamentin e tij në Tuluzë granata tymuese, me qëllim që krimineli të pushtohet nga paniku dhe të ndalë rezistencën.

“Ai tha se është i gatshëm të dorëzohet sot pasdite, më pas ndërroi mendje. Prandaj ne jemi të detyruar të rrisim presionin mbi të”, - njoftoi nj burim policor.

Në lagjen ku ndodhet shtëpia e tij është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, ujë dhe gaz. Mohammed Merah e kanë izoluar nga bota e jashtme, duke i hequr atij mundësinë për të ndjekur veprimet e policisë nëpërmjet Internetit apo në televizion.

0Nuk përjashtohet mundësia që policia të jetë në pritje kur Mohammed Merah të lodhet moralisht dhe fizikisht nga presioni i saj dhe atëhere të ndërmarrë tentativën për kapjen e tij.