Në Bruksel po fillon takimi i ministrave të jashtëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian për çështjen e vendosjes së sanksioneve kundër Sirisë, Iranit dhe Bjellorusisë.

Në veçanti, në tekstin e deklaratës përfundimtare mund të përfshihet edhe dënimi i Minskut për ekzekutimin e dy të dënuarve me vdekje Dimitri Konovallov dhe Vlladisllav Kovalev, të akuzuar për organizimin e shpërthimit në metronë e kryeqytetit bjellorus më 11 prill të vitit 2011.

0Përveç kësaj, BE-ja mund të zgjerojë “listën e zezë” për Bjellorusinë, në të cilën figurojnë 227 përfaqësues të udhëheqjes së vendit të kryesuar nga vetë presidenti i këtij vendi. Të gjithë personave të përfshirë në listën e sipërpërmendur u është ndaluar hyrja në BE, ndërsa llogaritë e tyre bankare, nëse të tilla evidentohen në bankat evropiane, janë subjekt i ngrirjes.