Shirat e mëdha kanë gërryer asfaltin e rrugëve dhe kanë shkëputur krejtësisht nga bota e jashtme 7 qytete në shtetin verior të Brazilit - Pará.

Shirat e rrëmbyer, të cilët po vazhdojnë që nga fillimi i javës, kanë gërryer shtresën e asfaltit rrugor të një prej arterieve kryesore të trafikut në rajon - autostradës të TransAmazonës. Lumenjtë lokalë kanë dalë nga shtretërit e tyre dhe 350 familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë e përmbytura. Fatmirësisht, njoftime mbi viktima nuk ka.

0Sezoni i shirave në Amazonën braziliane sapo ka filluar dhe me ardhjen e dimrit në Hemisferën Jugore në qershor të këtij viti pritet forcimi i reshjeve.