Ushtarakët sulmuan në Mali Pallatin presidencial në kryeqytetin e shtetit Bamako. Sipas njoftimeve që vijnë, në qytet dëgjohen batare e të shtëna. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes u tha gazetarëve se ata po bëjnë një grusht shteti. Më parë ushtria mori nën kontroll ndërtesën e televizionit shtetëror. Si rezultat u ndëpre tele dhe radiotransmetimi në vend.

0Shkaku i kryengritjes u bë pakënaqësia e ushtrisë nga mënyra e reagimit të udhëheqjes së vendit ndaj rebelimit të armatosur të fiseve Tuarege në veri të Mali. Sipas mendimit të ushtarakëve, operacioni për shtypjen e kryengritjes së tuaregëve është organizuar keq, nuk ka një furnizim normal ushqimor, kurse municionet janë të pamjaftueshme për ushtarët.