Drejtoria e Përgjithshme e Kundërzbulimit francez (DCRI) kishte disa vjet që survejonte vrasësin e dyshuar të ushtarakëve dhe fëmijëve në Tuluzë, njoftoi të mërkurën Ministri i Brendshëm i Francës Claude Guéant.

“DCRI dhe agjentët e saj në Tuluzë e patën ndjekur për disa vjet me radhë atë, por asgjë nuk sugjeronte se ai po përgatiste krimin”, - tha Ministri Claude Guéant.

0Supozohet se udhëtimet e 24-vjeçarit Mohammed Merah me origjinë algjeriane në zonën e veprimeve luftarake në kufirin pakistanezo-afgan mund të kenë ushtruar një ndikim të tillë, që e çoi atë në rrugën e terrorizmit.