Forcat e sigurisë i kanë kërkuar banorëve të largohen nga pallatit ku fshihet i dyshuari për vrasjen e fëmijëve në Tuluzë dhe ushtarakëve në Montauban dhe Tuluzë, njoftoi Ministri i Brendshëm i Francës Claude Guéant.

“Njerëzve, të cilët jetojnë në këtë banesë, natyrisht, iu kërkua që ta braktisin atë. Rreth e përqark godinës u vendos perimetri i sigurisë”, - tha Claude Guéant në një konferencë shtypi në Paris.

0Më parë u njoftua se banorët nuk u evakuan me qëllim që të mos e trembnin vrasësin e dyshuar, por më vonë, për arsye sigurie, e bënë këtë gjë, meqenëse i dyshuari hapi zjarr nga një dritare e pallatit.